Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partia ka për qëllim që zgjedhja e presidentit të bëhet sa më shpejt për të shmangur një raund të ri zgjedhjesh në vend.
Ajo tha se VV-ja është e gatshme t’i japë votat e saj për kandidatin ose kandidatën që do të mundësojë vazhdimin e punës së qeverisë, duke garantuar stabilitet dhe duke i shërbyer interesit të qytetarëve.
Nagavci theksoi se procedura për shpërndarjen e Kuvendit dhe thirrjen e zgjedhjeve të reja është e qartë, por fokusi i tyre mbetet në përfundimin e procesit të zgjedhjes së presidentit.




