Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar ashpër ndaj çdo deklarate kërcënuese ndaj Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e saj, OVL UÇK thekson se ish-luftëtarët nuk janë trembur as dje dhe nuk tremben as sot nga retorika kërcënuese, duke garantuar mbrojtjen e sovranitetit, dinjitetit dhe lirisë së vendit.
Organizata shprehet se përgjigjja ndaj kërcënimeve mbetet e njëjtë si gjatë viteve 1998–1999 dhe nënvizon se Kosova është shtëpia e tyre, të cilën do ta mbrojnë me përkushtim të palëkundur.




