Në Rahovec janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998–1999.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është iniciuar si “person i zhdukur”, ndërsa njësitë kompetente policore kanë nisur gërmimet në një lokacion të dyshuar.
Gjatë procesit të gërmimeve janë gjetur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore, për të cilat dyshohet se mund t’i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohen autopsisë dhe analizës së ADN-së me qëllim të identifikimit të tyre.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.




