Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, që lidhet me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.
Gjatë seancës pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Kelly, i cili merret me hetime të forenzikës digjitale.
Në dëshminë e tij të mëparshme, Kelly ka deklaruar se gjatë ekzaminimeve nuk ka gjetur komunikime mes Fadil Fazliut dhe Rrustem Mustafës – Remit.
Gjykimi për këtë rast ka nisur më 27 shkurt 2026 dhe është ende në fazën e paraqitjes së dëshmitarëve nga prokuroria.




