KFOR ka zhvilluar në Prishtinë një trajnim për vetëdijësimin ndaj rrezikut nga mjetet shpërthyese, me pjesëmarrjen e ekipeve austriake dhe rumune për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD).
Trajnimi përfshiu informime për pajisjet shpërthyese, kundërmjetet ndaj pajisjeve shpërthyese të improvizuara dhe procedurat e sigurta të reagimit, si dhe një demonstrim praktik dhe prezantim të pajisjeve EOD.
Sipas njoftimit, aktiviteti synon të rrisë profesionalizmin dhe saktësinë në reagimin ndaj pajisjeve shpërthyese të improvizuara dhe mjeteve të pashpërthyera. KFOR theksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.





