Deputeti i Partis Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Komisionit për Legjislacion, Përparim Gruda, nga foltorja e Kuvendit ka sfiduar kabinetin qeveritar duke kërkuar të gjejnë një rast të ngjashëm me atë që po ndodh në Kosovë lidhur me amendamentet kushtetuese.
Ai tha se nëse dikush gjen një vend ku kontrolli paraprak i amendamenteve kushtetuese bëhet sot, ndërsa miratimi planifikohet pas shumë vitesh, ai nuk do të flasë më për çështje ligjore në Kuvend. Sipas tij, amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli janë hartuar që në vitin 2011 me përfshirjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe lidhen me bindjet politike të presidentit historik Ibrahim Rugova.
Gruda gjithashtu pyeti pse këto amendamente po rikthehen pas 14 vitesh, ndërsa kryetarja e Kuvendit i kërkoi që adresimin ta bëjë te qytetarët dhe jo drejt saj.




