Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se për çështjet e politikës ditore do të flasë nga Prishtina dhe jo nga Prekazi, kur u pyet nëse do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja për të diskutuar datën e zgjedhjeve.
Ai theksoi se sot shënohet dita e dytë e Epopeja e UÇK-së dhe përmendi aktivitetet përkujtimore, përfshirë një ekspozitë në Kuvend dhe akademinë përkujtimore në mbrëmje.
Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe ka paralajmëruar takime me liderët e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja.




