Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kritikuar zhvillimet e fundit politike, duke thënë se vendi u dërgua në zgjedhje të panevojshme për shkak të egove dhe urrejtjes politike.
Ai theksoi se opozita kishte vetëm 43 deputetë në Kuvend dhe nuk kishte numra të mjaftueshëm për të ndryshuar situatën.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, me 66 deputetë dhe mbi 51% të votës popullore, kishin kontrollin e mekanizmave shtetërorë, por megjithatë vendi u dërgua në një proces zgjedhor të panevojshëm.
Ai e quajti të padrejtë vendosjen e interesave personale dhe partiake para interesave të qytetarëve.




