Deputeti i Partis Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, e ka cilësuar të rëndë situatën politike në Kosovë pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Haliti ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për zhvillimet e fundit politike, duke thënë se vendi po hyn në një proces të ri zgjedhor pa nevojë, në një kohë kur pasiguria në botë është në rritje.
Sipas tij, zgjedhja e presidentit duhej të bëhej përmes një marrëveshjeje mes pozitës dhe opozitës, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që t’i japin fund kësaj politike që, sipas tij, po e dëmton vendin.




