Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Oficerë të lartë të FSK-së dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes nderuan sakrificën e Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.
Ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 përkujtojnë qëndresën heroike dhe flijimin e familjes Jashari, një moment që shënoi kthesë historike në rrugëtimin e popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.
Prekazi mbetet simbol i sakrificës, unitetit dhe vendosmërisë për liri.




