Sala Jashari ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale duke kujtuar sakrificën e familjes së saj dhe lidhjen e tyre historike me familjen e bacit Rifat.
Në postim, ajo shkruan se familjet e tyre qëndruan krah për krah në momentet më të vështira, duke u bërë një rezistencë historike. “Kam vetëm mirënjohje dhe respekt për bacën Rifat.
Ai mban mbi supe një peshë të madhe, peshën e kujtesës, të qëndresës dhe të dinjitetit që familjet tona e kanë treguar në momentet më të vështira!”, theksoi Sala Jashari.
Ajo përkujton jo vetëm dhimbjen, por edhe krenarinë e madhe që lidhet me historinë dhe sakrificën e familjes Jashari.




