Pas përfundimit të ndeshjes mes Beşiktaş JK dhe Rizespor, katër futbollistë shqiptarë u panë në një moment të veçantë duke treguar unitet dhe miqësi.
Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Milot Rashica dhe Altin Zeqiri realizuan një fotografi të përbashkët pas takimit, e cila është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët shqiptarë.
Pamja e lojtarëve së bashku është konsideruar një moment krenarie për futbollin shqiptar dhe një shenjë e fortë e bashkimit mes sportistëve nga Shqipëria dhe Kosova.




