Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, njoftoi se subjekti i saj politik do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me shpërndarjen e Kuvendit, e cila u bë sot nga Presidentja Vjosa Osmani.
“Ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë arsye që një akt i tillë të ndodhte sot në mëngjes,” tha Nagavci gjatë një konference për media, duke theksuar se subjekti i saj ka bërë gjithçka për të shmangur edhe një palë zgjedhje të reja.
Ajo shtoi se janë të vetëdijshëm për ndikimin e grupeve të ndryshme interesi, të cilat, sipas saj, nuk kanë pranuar mbështetjen e madhe qytetare për VV-në dhe kryeministrin Kurti.
Megjithatë, Nagavci theksoi se partia ka bërë maksimumin për të shmangur zgjedhje të parakohshme.




