Pa praninë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një takim konsultativ me kryetarët e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Në takim marrin pjesë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky takim vjen pas nxjerrjes së dekretit nga Presidentja Osmani mëngjesin e sotëm për shpërndarjen e Kuvendit, dhe ka karakter konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm lidhur me procesin zgjedhor.




