Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një video konferencë me Gjeneral Major Jasper Jeffers III nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të koordinuar dislokimin e FSK-së në rripin e Gazës.
Gjatë takimit, Gjeneral Jashari falënderoi SHBA-në për ftesën për pjesëmarrje në këtë operacion ndërkombëtar dhe konfirmoi gatishmërinë e FSK-së për të dërguar një kontingjent, duke theksuar se forca është e trajnuar sipas standardeve të NATO-s dhe e gatshme të sigurojë stabilitet kur kërkohet nga partnerët ndërkombëtarë.
Gjeneral Major Jeffers falënderoi FSK-në për gatishmërinë e saj për të kontribuar në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme.




