Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, deklaroi se nuk është caktuar ende një datë zyrtare për zgjedhjet, por LDK-ja është e gatshme të marrë pjesë në çdo kohë brenda afateve kushtetuese.
“Diskutuam mbi datën e zgjedhjeve. LDK-ja është e përgatitur për çdo vendim që presidentja do të marrë brenda parashikimeve kushtetuese,” tha Abdixhiku./EO/




