Me datë 5 mars 2026, qytetari Shpëtim Kabashi ka dorëzuar në Stacionin Policor Junik një kuletë të gjetur në qytet.
Në kuletë ishin të holla prej: 445 funta angleze, 50 franga zvicerane, 10 euro, 42,600 lekë shqiptare dhe 5 kartele bankare.
Më 6 mars 2026, Policia e Kosovës identifikoi pronarin e kuletës dhe e ftoi atë në stacion, ku qytetari e mori përsëri kuletën së bashku me të hollat.
Policia e Kosovës falënderon Shpëtim Kabashi për veprimin e tij dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.




