Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për situatën politike pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, e cila çoi deri te dekreti i Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Kurti tha se në seancën për zgjedhjen e presidentit munguan deputetët e partive opozitare PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, duke pamundësuar kështu arritjen e kuorumit prej 80 deputetësh.
Ai falënderoi 66 deputetët e mazhorancës që morën pjesë dhe respektuan procedurat kushtetuese.
“Çdo deputet ka obligim kushtetues të kryejë detyrën e tij dhe të marrë pjesë në seanca plenare për të votuar,” theksoi Kurti, duke shtuar se çështja tani është dërguar në Gjykata Kushtetuese e Kosovës për shqyrtim./EO/




