Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka zhvilluar sot një aksion të gjerë inspektues në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Autoriteti i Konkurrencës.
Qëllimi i aksionit ishte mbikëqyrja e zbatimit të vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të produkteve të naftës dhe caktimin e masave mbrojtëse për konsumatorët. Inspektimet përfshinë mbi 25 operatorë ekonomikë në të gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë tregtarët e derivateve për përdorim në transport.
Institucioni garantoi koordinim të ngushtë me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Autoritetin e Konkurrencës, duke theksuar se çdo shkelje ligjore do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi. Inspektorati do të vazhdojë monitorimin e tregut për të mbrojtur konsumatorët, luftuar informalitetin dhe eliminuar praktikat e padrejta tregtare.




