Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, ka pritur në një takim deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, e cila konsiderohet si deputetja më e re në parlamentin shqiptar.
Pacolli vlerësoi angazhimin e Koçekut, e cila është bërë e njohur edhe për nismën rurale “Neomalsore”, një iniciativë që promovon natyrën dhe zhvillimin e zonave malore.
Sipas Pacollit, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në nisma që synojnë forcimin e lidhjeve mes institucioneve dhe qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri. 🤝




