Futbollisti spanjoll Rafa Mir vazhdon të jetë nën hetim pas akuzave për sulm seksual të ngritura ndaj tij në shtator të vitit 2024.
Aktualisht ai është i huazuar te Elche CF nga Sevilla FC.
Pas publikimit të akuzave, Mir u arrestua nga policia, por më pas u lirua me kusht, ndërsa rasti mbeti në shqyrtim nga Prokuroria.
Në atë kohë ai ishte i huazuar te Valencia CF dhe u përjashtua nga skuadra e parë për tre muaj. Gjatë atij sezoni ai zhvilloi 22 paraqitje për klubin.
Në sezonin aktual, sulmuesi 26-vjeçar është pjesë e Elche, ku ka shënuar shtatë gola në 23 ndeshje.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Prokuroria ka kërkuar që Mir të dënohet me gjithsej 10.5 vite burg. Nga kjo, nëntë vite lidhen me akuzën për sulm seksual të rënduar, ndërsa 18 muaj të tjerë për lëndimet që pretendohet se i janë shkaktuar viktimës së supozuar.
Përveç dënimit me burg, Prokuroria ka propozuar që futbollisti të mos i afrohet viktimës në një distancë prej 500 metrash për 13 vjet. Gjithashtu është kërkuar mbikëqyrje për shtatë vite pas përfundimit të dënimit dhe ndalim për tetë vite për të ushtruar aktivitete që lidhen me të mitur.




