Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Ditën e Mësuesit përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Ai e shoqëroi urimin me disa nxënës nga Manastiri, duke theksuar rëndësinë e gjuhës dhe arsimit në ruajtjen e lidhjeve mes shqiptarëve.
“Mirëmëngjes dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama.




