Disa shpërthime janë raportuar në Dubai dhe në Manama, ndërsa tensionet në Lindja e Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen.
Si masë sigurie, Dubai International Airport ka bërë të ditur se ka ndalur përkohësisht operacionet e fluturimeve.
Sipas raportimeve fillestare, dy shpërthime janë dëgjuar në Dubai, ndërsa një tjetër në Manama.
Në kryeqytetin e Bahreinit janë aktivizuar edhe sirenat paralajmëruese për sigurinë e qytetarëve.
Autoritetet në Bahrain u kanë bërë thirrje banorëve që të ruajnë qetësinë dhe të drejtohen drejt vendeve më të afërta të sigurta.
Ndërkohë, autoritetet në Dubai kanë njoftuar për një incident që lidhet me rënien e disa fragmenteve pas një ndërhyrjeje mbrojtëse, duke theksuar se deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.




