Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi deklaroi se LDK nuk ka nevojë të bëjë kompromis me presidenten Vjosa Osmani, duke theksuar se sipas tij roli i saj në politikë nuk ka pasur ndikim të konsiderueshëm.
Ai vuri në dukje se LDK ka politikanë që janë më të përkushtuar, më profesionalë dhe më kontributdhënës për vendin dhe se angazhimi i tyre është i dukshëm edhe në degët më të largëta të partisë.
Kajtazi komentoi gjithashtu mbi historikun e angazhimeve politike të familjes së Osmanit gjatë viteve të kaluar.




