Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kritikoi presidenten Vjosa Osmani dhe Lëvizjen Vetëvendosje për procedimin e amendamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit pa debat publik dhe në shkelje të Rregullores së Kuvendit.
Sipas tij, qëllimi i këtij veprimi është të favorizohet kontrolli mbi institucione të pavarura dhe të krijohet mundësia për zgjedhje të parakohshme, duke cënuar llogaridhënien institucionale.//eo//




