Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka arritur finalen e turneut Judo Grand Prix Linz, pas fitoreve bindëse ndaj kundërshtareve të saj.
Në çerekfinale dhe gjysmëfinale, Fazliu mposhti respektivisht kroaten Nina Cvjetko dhe gjermanen Sara-Joy Bauer me ippon, duke siguruar vendin në finalen e kategorisë deri në 63 kilogramë.
Në finale, ajo do të përballet me brazilianen e njohur Rafaela Silva, që mposhti spanjollen Laura Vazquez Fernandez në gjysmëfinale.
Arritja e Fazliut është një dëshmi e forcës së xhudos kosovare dhe shpresa është që të përfundojë turneun me medaljen e artë.//sinjali//




