Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, gjeneratën e artë të futbollit të Kosovës dhe tifozët “Dardanët”, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Pas kthimit nga mbledhja e Komitetit HatTrick në UEFA, ata nderuan me respekt të rënët e familjes Jashari dhe dëshmorët e Kosovës.
Ademi theksoi se Prekazi mbetet simbol i sakrificës për lirinë e vendit dhe një kujtesë e përhershme për çmimin e lartë të saj. Ai kujtoi gjithashtu se në mesin e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës kishte edhe futbollistë të talentuar, emrat e të cilëve sot mbahen nga shumë stadiume dhe fusha futbolli në vend.




