Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se është e gatshme për zgjedhje të reja, nëse vendi shkon drejt një procesi të tillë.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se situata politike po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve, jo për shkak të mungesës së alternativave, por për shkak të refuzimit të marrëveshjeve politike.
Sipas tij, PDK ka ofruar zgjidhje si kandidat konsensual për president dhe marrëveshje politike për stabilitet institucional, por këto janë refuzuar. Tahiri shtoi se partia është e gatshme të përballet me zgjedhje dhe t’u ofrojë qytetarëve një alternativë për stabilitet dhe zhvillim.




