Ministri i ri i Mbrojtjes në Shqipëri, Ermal Nufi, ka reaguar pas marrjes së detyrës, duke e cilësuar këtë post një nder dhe përgjegjësi të madhe për sigurinë dhe sovranitetin e vendit.
Ai falënderoi kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë, duke theksuar se do të punojë për forcimin e institucioneve të mbrojtjes dhe për rolin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe i përkushtuar ndaj integrimit evropian.
Nufi shprehu gjithashtu mirënjohje për paraardhësin e tij, Pirro Vengu, për kontributin në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe përkushtimit në forcimin e institucioneve.




