Kandidatja e dytë e Vetëvendosjes për presidente, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka kritikuar deputetët e opozitës për mungesën e tyre gjatë seancës për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Sipas saj, nuk kishte ndonjë kauzë madhore për këtë mungesë, dhe qëllimi i opozitës ishte vetëm të çonte vendin drejt zgjedhjeve të panevojshme. Kollçaku tha se përpjekja e opozitës ishte për të fituar përfitime politike “në tavolinë”, duke mos respektuar votën e sovranit.




