Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka uruar qytetarët për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, duke marrë pjesë në festimet e dy shkollave të komunës.
Në SHFMU “Ali Krasniqi” në Ujmirë, Elezaj së bashku me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, kryesuesin e Kuvendit Enver Berisha, dhe bashkëpunëtorë të tjerë, morën pjesë në shënimin e ditës së shkollës dhe zbuluan bustin e rinovuar të dëshmorit të kombit, Ali Krasniqi.
Po ashtu, në SHFMU “Xhafer Gashi” në Përçevë, manifestimi u shënua me poezi, këngë dhe valle të përgatitura nga nxënësit, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit mësimor.
Elezaj theksoi se arsimi mbetet një prioritet i qeverisjes së tij dhe paralajmëroi projekte të reja në sektorin e arsimit për vitet në vijim. Ai uroi të gjithë mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit dhe nxënësit për ditën e shkollës.




