Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas përdorimit të një deklarate të tij nga këshilltarët e kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani për të mbështetur dekretin e shpërndarjes së Kuvendit.
Murati sqaron se deklarata e tij e 25 dhjetorit të vitit të kaluar i referohej situatës kur pas tre raundeve të votimit asnjë kandidat nuk kishte marrë 61 vota, dhe Kuvendi mund të shpërndahej sipas Nenit 86 (6) të Kushtetutës. Ai thekson se dekreti i lëshuar dje nuk u bazua në këtë nen, por në Nenin 82 (1.3), i cili parashikon një afat 60-ditor nga nisja e procesit për zgjedhjen e Presidentit përpara shpërndarjes së Kuvendit.
Sipas Muratit, duke mos u respektuar ky afat, dekreti i Presidentes është në shkelje të Kushtetutës. Ai gjithashtu shpjegon se nëse do të ishin plotësuar kushtet sipas deklaratës së tij të mëparshme, shpërndarja do të ishte e ligjshme.




