Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Lutfi Haziri, bashkë me deputeten Jehona Lushaku, kanë pritur sot në Selinë Qendrore të LDK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet politike të fundit në vend, me fokus të veçantë situatën pas mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
U theksua rëndësia e trajtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, ku Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar një kërkesë për interpretim.
Përfaqësuesit e LDK-së theksuan nevojën për një vendim të drejtë dhe të bazuar në Kushtetutë nga ky institucion, në interes të stabilitetit institucional, për të ndihmuar vendin të dalë sa më shpejt nga kriza politike dhe institucionale.




