Andin Hoti ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për çështjen e presidentit, duke thënë se konfirmon çdo detaj të asaj që është thënë.
Hoti deklaroi se ka parë një tentim për shantazh politik ndaj Kurtit lidhur me këtë çështje dhe se emri i tij është përmendur vetëm si përpjekje për të tejkaluar një ngërç politik dhe për të shmangur krizën institucionale.
Ai theksoi se nuk ka kërkuar asnjëherë poste politike, ndërsa përmendjen e mundshme për postin e presidentit e cilësoi si nder të madh. Hoti shtoi se do të vazhdojë të bëjë thirrje për unitet politik, duke përmendur me krenari edhe trashëgiminë e babait të tij, Ukshin Hoti.




