Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka kritikuar institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës për mosveprim lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, të cilin ai e cilëson si kundërkushtetues.
Sipas tij, bazuar në Kushtetutë, rasti duhej të dërgohej për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Sallahu akuzoi Avokatin e Popullit për politizim dhe për mosushtrim të mandatit për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, duke pretenduar se institucioni ka mbrojtur interesa të lidhura me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.




