Në rrugët e Prishtinës sot po mbahet një marshim i grave në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit. Me brohoritjet “Marshojmë, s’festojmë – njëra-tjetrën ne e mbrojmë”, pjesëmarrëset po kërkojnë barazi gjinore, respektim të të drejtave të grave dhe mbrojtje më të madhe nga dhuna dhe diskriminimi.
Organizatorët e marshit kanë theksuar se ky aktivitet nuk është thjesht një festë, por një thirrje për ndryshime konkrete në shoqëri. Ato kërkojnë përmirësime në politikat që ndikojnë në jetën e grave, duke përfshirë mundësi të barabarta në punë, arsim, përfaqësim politik dhe mbrojtje ligjore kundër dhunës.




