Xhudistja nga Kosova, Laurinë Gashi, ka siguruar medaljen e bronztë në turneun ndërkombëtar Podgorica Senior European Cup 2026 që u mbajt në Podgoricë.
Në ndeshjen vendimtare për medalje, Gashi triumfoi ndaj xhudistes vendase Milana Stevanovic nga Mali i Zi me ippon, duke siguruar një vend në podium.
Gara për të nisi me fitore në çerekfinale ndaj gjermanes Soraya Guenther, të cilën e mposhti me yuko. Në gjysmëfinale ajo u përball me polaken Kinga Klimczak, ku u ndal pas një humbjeje me ippon, duke kaluar më pas në luftën për medaljen e bronztë, ku edhe arriti fitoren.
Ky rezultat shënon një tjetër sukses për xhudon kosovare në garat ndërkombëtare




