Dy futbollistë të rinj nga FC Malisheva – Shkolla e Futbollit, Almir Berisha dhe Ubejd Paçarizi (kategoria U13, gjenerata 2013), janë përzgjedhur në mesin e talenteve më të mira nga Regjioni i Prizrenit në procesin e seleksionimit të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIFA.
Pas paraqitjeve të mira në fazën fillestare, ata do të marrin pjesë në fazën finale të përzgjedhjes që do të mbahet më 10 dhe 11 mars në kampin nacional të FFK-së në Hajvali.
Të dy lojtarët do të përfaqësojnë talentet nga Malisheva në këtë kategori, ndërsa nga klubi kanë uruar suksese për futbollistët dhe kanë përgëzuar trajnerin Arton Kafexholli për punën me gjeneratat e reja.




