Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Edward P. Joseph, ka komentuar zhvillimet në raportet ndërmjet Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke veçuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Bordin e Paqes.
Sipas Joseph, ftesa e Kosovës në këtë Bord përbën një hap të rëndësishëm në dialogun strategjik me SHBA-në. Ai vlerësoi veçanërisht rolin e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka qenë pjesë e themelimit të organizatës në Davos dhe e takimit të parë në Uashington.
“Është tregues i qartë se Kosova po ndërton raporte me Administratën Trump 2 dhe po përfaqësohet në një formë tjetër të dialogut strategjik,” tha Joseph për Klan Kosovën.
Ai shtoi se zhvillimet janë të veçanta, duke pasur parasysh që në shtatorin e kaluar SHBA kishte suspenduar dialogun strategjik me Kosovën, duke e bërë këtë ftesë një hap pozitiv dhe të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.




