Kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka njoftuar se sot në selinë e PDK-së ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialog, Peter Sorensen.
Krasniqi tha se në këtë takim ta theksuar nevojën urgjente për avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe poashtu heqjen e masave ndëshkuese që padrejtësisht po dëmtojnë qytetarët.

Po ashtu Krasniqi nënvizoi edhe domosdoshmërinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe legjitime, që dolën nga zgjedhjet e 9 shkurtit.




