Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka bërë një deklaratë të rëndë ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ajo “do të pushkatohej në Turqi”.
Deklarata e tij u bë përmes një postimi në Facebook, ku ai akuzonte Osmanin se i ishte bashkuar “tavolinës së tradhtisë” dhe e quante “vegël e puçit të Prontos”.
Ndaj këtyre komenteve reagoi menjëherë edhe Presidenca e Republikës së Kosovës, duke dënuar gjuhën që nxit dhunë dhe kërcënime ndaj figurave të zgjedhura të shtetit.
Deklarata ka shkaktuar reagime të shumta për përdorimin e gjuhës kërcënuese dhe për rrezikun që paraqet ndaj sigurisë së institucioneve dhe udhëheqësve të vendit.




