Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, priti sot drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë, Klodjan Braho, në një takim pune.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit u nënshkrua një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore mes SPAK dhe PSRK, për të avancuar koordinimin ndërinstitucional dhe bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transmeton Klankosova.tv.
Të dy drejtuesit riafirmuan rëndësinë e partneritetit dhe gatishmërinë për angazhim të përbashkët në këtë fushë.




