Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se organizimi i zgjedhjeve të tjera të parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të ishte sfidë, pasi zgjedhjet e fundit u mbajtën më 28 dhjetor 2025.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Ekonomia Online, se institucioni do të veprojë sipas mandatit kushtetues dhe ligjor nëse kërkohet një proces i ri zgjedhor.
Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani më 6 mars nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa çështja pritet të dërgohet për shqyrtim në Gjykata Kushtetuese e Kosovës.




