Gjakovë, 09 mars 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Stacioni Policor në Rahovec njofton opinionin publik se më 07.03.2026, është raportuar për zhdukjen e personit: Alush Kastrati,80 vjeç, banues në fshatin Zatriq-Rahovec.
Sipas familjarëve, personi i zhdukur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Në momentin e largimit, ai ishte i veshur me: pantallona të zeza, pallto të zezë, këpucë të zeza dhe një shkop ndihmës për ecje.
Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet. Me qëllim gjetjen e tij sa më të shpejtë, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.
Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Alush Vesel Kastrati (personi në fotografi), lutemi të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor.




