Një person 44-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së hënës në një kafiteri në Skenderaj. Sipas informacioneve të fundit, gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Gazetari Urall Boshnjaku bëri të ditur se viktima dhe i dyshuari për plagosjen janë kushërinj mes vete dhe të dy vijnë nga fshati Kopiliq i Skenderajt. Njëri prej tyre jeton aktualisht në Mitrovicë.
Sipas të dhënave të raportuara, viktima punon si minator në Trepça, ndërsa i dyshuari është zyrtar korrektues në Burgun e Dubravës.Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Klankosova/




