Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin shkurt 2026, sipas të cilave inflacioni vjetor në Kosovë ka arritur në 6%, ndërsa rritja mujore e çmimeve ishte 0.6%.
Sipas raportit, rritja e inflacionit lidhet kryesisht me shtrenjtimin e disa kategorive të shërbimeve dhe produkteve.
Ndër rritjet më të mëdha janë shënuar te shërbimet për pajisjet personale të transportit, biletat e fluturimeve, furnizimi me ujë dhe shërbimet që lidhen me banimin, si dhe te lëndët djegëse të ngurta si drutë dhe peleti.
Po ashtu, rritje të çmimeve janë regjistruar edhe te disa produkte ushqimore, përfshirë mishin, pemët, perimet, qumështin, djathin dhe vezët, si dhe te bukë dhe drithëra.
Sipas ASK-së, këto kategori kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e përgjithshme të indeksit të çmimeve të konsumit gjatë kësaj periudhe.




