Ish-aktivisti i LDK-së, Halil Geci, është intervistuar sot nga Policia e Kosovës, Departamenti i Krimeve të Rënda, lidhur me dyshimet për kërcënim ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Avokati i tij, Gazmend Halilaj, e ka quajtur rastin të paprecedent dhe ka theksuar se nuk ndodh në asnjë shtet demokratik që një qytetar të përballet me hetime për një postim në rrjetet sociale.
“Presidentia e dërgon në polici qytetarin për një status në Facebook,” ka shkruar Halilaj në një postim, duke shtuar: “Pas disa orësh në Krime të Rënda, Halil Geci u lirua. Në asnjë vend demokratik nuk ndodh që Presidenti i shtetit të merret me statuse të qytetarëve, kur të drejtat e shprehjes së mendimit të lirë janë të garantuara me Konventën Evropiane dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.”
Halilaj gjithashtu ka përmendur se Halil Geci njihet ndërkombëtarisht si një aktivist që për dekada promovon paqen dhe tolerancën./EO/




