Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka mirëpritur masën e përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese deri më 31 mars, e cila pezullon dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe ndërprerjen e punës së tij.
Nagavci tha se presin që vendimi final i Kushtetueses të jetë në favor të kërkesës së tyre dhe se besojnë në integritetin dhe profesionalizmin e gjykatës.
Ajo shtoi se respektojnë vendimet e institucioneve dhe se ka pasur një unitet të ekspertëve dhe juristëve në vlerësimin e dekretit.
Në të njëjtën kohë, Nagavci theksoi se ekziston hapësirë për dialog dhe konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri, duke përmendur periudhën prej 59 ditësh si një mundësi për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për tejkalimin e krizës aktuale.




