Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Frances në Kosovë, Olivier Guérot.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Frances, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Sipas njoftimit, Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe për kontributin e saj në zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të vendit.




