Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme ka ndaluar Kuvendin e Kosovës të veprojë, duke paralizuar punën e deputetëve dhe komisioneve parlamentare. Kjo ndalesë, e marrë ex officio nga Kushtetuesja, ndalon miratimin e ligjeve dhe vendimeve, përfshirë ato që lidhen me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, deri më 31 mars.
Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se krizën politike dhe pezullimin e punës së Kuvendit po e humbin rastin për avancimin e agjendave të brendshme dhe ndërkombëtare.
Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ndalon çdo veprim të presidentes Vjosa Osmani lidhur me dekretin e 6 marsit për shpërndarjen e Kuvendit, si dhe çdo veprim të Kuvendit deri në përfundimin e masës së përkohshme. Praktikisht, presidentja nuk mund të shpallë datën për zgjedhje të reja dhe Kuvendi nuk mund të vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit, të nisur më 5 mars.




